Kosova
Policia demanton lajmet e mediave serbe se autoblindat janë dërguar në veri
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka thënë që Beogradi ka informata se trupat shqiptare nga baza Belvedere dhe Vrellë janë nisur në drejtim të veriut.
Vuçiq ka thënë se janë të mundshme dy synime të Prishtinës.
“Përsëri e kanë marrë atë barkën e shpejtë me të cilën Thaçi ka shëtitur nëpër Ujman. Ka mundësi që po nisen në kontrollë të liqenit për të treguar muskujt dhe ta kontrollojë të ashtuquajturin “kalimin e gjelbër” në veri për të penguar kalimin e mallrave në drejtim të pjesëve serbe në Kosovë” ka thënë Vuçiq, raporton gazeta serbe N1.
Një gjë e tillë është mohuar nga Zëvendësdrejtori i Stacionit Policor në Veri Besim Hoti, shkruan Kallxo.com, përcjell Albinfo.ch
Hoti për KALLXO.com tha se nuk ka lëvizje dhe se nuk janë të vërteta raportimet e mediave serbe.
“Nuk ka asnjë lëvizje. Nuk ka asgjë në lidhje me këtë që po më thoni për momentin”, tha Hoti për KALLXO.com.
Në anën tjetër KALLXO.com, mëson se Njësia Speciale e Kosovës, baza në Prishtinë, janë në gjendje gatishmërie për të reaguar nëse ka nevojë.
Gazeta N1, vazhdoi raportimin duke thënë se Presidenti Vuçiq ka shtuar se Beogradi do të përcjellë zhvillimin e situatës në terren.
Vuçiq ka thënë edhe se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i rritur taksat për mallërat serbe në 100% praktikisht e pamundëson qarkullimin e mallrave serbe.
Ka thënë edhe që vënia në zjarr e prodhimeve serbe në Kosovë kujton në vënien në zjarr të librave jevrej në Gjermaninë naciste.
Vuçiq ka përshëndetur reagimin e Bashkimit Evropian ndaj masave të Prishtinës, duke e shpresuar se Brukseli do t’i sjellë në vete udhëheqësinë kosovare.
Presidenti ua ka bartur të pranishmëve edhe deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që nuk do të tërhiqen taksat deri sa Serbia të mos e pranojë Pavarësinë e Kosovës.
“Kjo na bjen në pozitë të tmerrshme. Prapa kësaj qëndrojnë fuqi tjera të mëdha të cilat janë sillur si të paafta. Nuk e ka menduar Haradinaj krye në vete “ose do ta rrënojmë qeverinë në Beograd ose do t’ju duhet të na pranojnë”. Ai këtë gjë e ka të lexuar. Fatmirësisht, ka qenë mjaft i pakujdesshëm që atë të cilën e ka lexuar nga një copë letre menjëherë ta publikojë. Atëherë, do të na duhet që të bëhemi gati për një betejë të gjatë dhe të rëndë, ngase pavarësinë nuk do ta pranojmë”- ka porositur Vuçiq, ka shkruar N1.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë














