Shqipëria
Majko: Shqiptarët, shembull i mirë i integrimit dhe suksesit të të huajve në Itali
Ministri i Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko. ka marrë pjesë në konferencën “Integrimi dhe bashkëpunimi i komunitetit shqiptar në Itali, midis sukseseve dhe vështirësive”, organizuar nga Partia Radikale Italiane në Parlamentin Italian, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me Italinë. Sipas tij, kjo marrëdhënie nuk vjen si qëllim i politikës, por i marrëdhënies njerëzore që shqiptarët dhe italianët kanë me njëri-tjetrin. “Miqësia italo-shqiptare e thënë nga politika nuk ka ndonjë vlerë të shtuar.
Kjo miqësi realisht është një pohim që popujt tanë kanë shekuj që jetojnë me të si realitet. Migracioni shqiptar nuk është ai i mjerimit të postkomunizmit. Brezi i dytë po vjen shpërthyes dhe me kërkesa që duhet të vlerësohen nga niveli i marrëdhënieve midis dy vendeve. Në marrëdhënien midis dy shteteve pas viteve 90-ta ka zhvillime cilësore. Njohjes reciproke dhe konfidencën kulturore që shqiptarët kanë me Italinë fqinje i është shtuar edhe migracioni i ri shqiptar”, ka thënë Majko.
Ai bëri të ditur se Italia është vendi që ka më shumë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit. “Në universitetet italiane, studentët shqiptarë janë të parët nga numri ndër të huajt që studiojnë në to. Numri i bizneseve shqiptare në Itali është në rritje konstante.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën publike italiane po rritet. Në art shqiptarët e njohur nuk janë më surprizë. Migrantët shqiptarë janë duke marrë shtetësi italiane dhe janë kthyer së bashku me arbëreshët në esencën e pranisë shqiptare në shoqërinë italiane. Aty sasia po kthehet në cilësi. Është një cilësi, e cila pa dyshim është një nga shembujt më të mirë të integrimit dhe suksesit të të huajve në Itali”, ka thënë Majko.
Ministri përmendi se ka edhe probleme që sjellin shqiptarët, por që tha se janë pjesë e natyrshme e jetës italiane ku ata jetojnë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











