Kosova
Qeveria e Kosovës do të kryejë pagesën e ujit për familjet me asistencë sociale
Qeveria e Republikës së Kosovës pas rekomandimit të Këshillit Ndërministror për Ujëra i cili kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që familjeve të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale t’ua kryej pagesën e detyrimeve për shërbimet e shfrytëzuara që ata kanë ndaj ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime të ujit.
Kryeministri Haradinaj tha se ndjehet i lumtur që si kryeministër i vendit po nënshkruan një vendim të tillë i cili ua lehtëson sadopak jetën qytetarëve dhe familjeve me asistencë sociale, shkruan KlanKosova, përcjell albinfo.ch
“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për t’ju gjend sa më afër qytetarëve të vendit, kam nënshkruar një vendim i cili sadopak do t’ua lehtësoj jetën familjeve me asistencë sociale, kësaj kategorie të shoqërisë tonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se me këtë vendim Qeveria e Kosovës ka për qëllim që të krijojë një mirëqenie sa më të mirë për gjithë qytetarët e vendit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













