Kosova
Të mërkuren lansohet Muzeu Virtual i Refugjatëve në Kosovë
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) do të bëjë lansimin e Muzeut Virtual të Refugjatëve me datë 12 dhjetor të këtij viti në Muzeun e Kosovës duke filluar prej orës 18:00.
Eksodi i refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë është pjesë thelbësore e së kaluarës dhe e së tashmës sonë, duke marrë parasysh se rreth 1 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, ende mungon memorializimi dhe dokumentimi i pervojave të refugjatëve duke i dhënë rëndësi vetëm rrëfimeve të heronjve e martirëve. Rrefimet e njerëzve vazhdojnë të mbesin të heshtura në mungesë të hapësirës për t’u dëgjuar, shkruan Albinfo.ch.
Sipas nismës: “Ky Muze do të kontribuojë në njohjen simbolike të vuajtjeve të civilëve nga të gjitha grupe etnike, gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu, përmes kësaj nisme synojmë të nxisim debat publik dhe gjithëpërfshirës për të kaluarën dhe të rrisim empatinë sociale duke shpërfaqur rrëfime të ndryshme”.
Ky projekt perkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante














