Të tjera
Kosova me dy medalje në Masters
Pa dyshim se xhudistët kosovare të drejtuara nga trajneri i madh Driton Kuka janë suksesi më i madh që i ka ndodhur Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ato kanë shkëlqyer edhe në Guangzhau të Kinës ku fituan dy medalje për shtetin që një ditë më parë vendosi ta krijojë edhe ushtrinë.
Xhudistes Distria Krasniqi arriti të fitonte medaljen e artë ndërsa Nora Gjakova, u ndal me të argjendtën në Kinë.
Megjithatë është ky edhe një tjetër sukses individual i sportisteve të Kosovës, që po ndihmojnë edhe shtetit të krijojë një imazh në favor të vetin.
“Për kënaqësinë e juaj … Nga Kina e largët,duke vazhduar me lajme të shkëlqyeshme për vendin e popullin tonë! Kosova në Masters siguron dy finale! Mrekulli ishte paraqitja e Disit e Nores sot. Në finale me kënd tjetër pos me Japoneze. Mastersi garë Elitare ku marrin pjesë The Best of the Best çdo kategori 16 më të mirët. Akili e nisi bukur kundër Rusit Mogushkov por u ndal nga Kampioni aktual Botëror Koreani An Changrim dhe mandej në repasazh nga Shavdatuashvili. Distria mposhti Koreanen Yang mandej Rusen Dolgova e në gjysmëfinale Slovenen Stangar krejt me Ippona në finale ndeshet me Japonezen Ami Kondo. Nora Gjakova sot ishte në formë perfektë mposhti Telma Monteiron,Japonezen Tamaoki e në gjysmëfinale Kanadezen Climkait, çfarë Nore e çmendur sot! Në finale kundër Japonezes Yoshida Kampione Aktuale Botërore … Deri sivjet në Masters medalje kishte fituar vetëm Majlinda. Pikë Olimpike me bollëk për të tretë”, ka shkruar Kuka.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













