Shqipëria
A e dini sa të huaj jetojnë në Shqipëri?
Në rajon Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh
Nuk janë vetëm shqiptarët që kërkojnë të jetojnë jashtë. Sipas të dhënave të publikuara nga portali “Our World in Data” janë rreth 57, 616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, bazuar kjo në të dhënat e Bankës Botërore. Prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune.
Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010 sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.
Ndër arsyet kryesore të tërheqjes së të huajve në Shqipëri është kosto e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët kanë numrin më të lartë. Së fundi Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar edhe për studentët italianë. Popullsia e dytë është ajo turke, pasur më pas nga kinezët.
Edhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të emigrantëve në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre në raport me vite më parë është më i ulët. Në vitin 2000, për shkak se në Kosovë vijonin trazirat e pas luftës për shkëputjen nga Serbia, shumë shqiptarë të Kosovës u strehuan në Shqipëri. Prandaj viti 2000 shënon rekord të numrit të të huajve me rreth 77 mijë të huaj, raporton ‘monitor’.
Në rajon Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madhe e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj, përcjell albinfo.ch.
Bosnje Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore në 2015-n ishin rreth 32 mijë.
Në botë rekordin për numrin më të lartë të të huajve e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 46.6 milionë emigrantë.
Në vend të dytë për sa i përket numrit të emigrantëve është Gjermania. Nga të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2015, numri i emigrantëve atje ishte 12 milionë.
Vendi i tretë për numrin më të madh të emigrantëve është Rusia me 11.6 milionë emigrantë, pasuar nga Arabia Saudite me 10.1 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












