Shkurt.ch
Alarm për rrezik nga ortekët në Zvicrën lindore
Instituti Federal i Zvicrës për Kërkim i Pyjeve, Dëborës dhe Peizazhit (WSL) ka shpallur pjesë të mëdha të Zvicrës lindore, duke përfshirë vendpushimin popullor të Davosit, në rrezik maksimal të ortekëve.
Të hënën, WSL dha vlerësimin e rrezikut të ortekëve më të lartë të “nivelit 5” për zonat e rëndësishme të turizmit dimëror, si Davos, Klosters, Grindelwald, Engelberg, Andermatt dhe Disentis. Fushat mbi 1.800 m u cituan si në rrezik shumë të lartë të ortekëve natyrorë, të “mëdha apo ekstremisht të mëdha”, për shkak të paqëndrueshmëris të dëborës.
“Ata mund të arrijnë në luginat. Ndërtesat e ekspozuara dhe rrugët e transportit janë të rrezikuara”, paralajmëroi WSL.
Të enjten e kaluar, një ortek me gjerësi 300 metra përfshiu Schwägalp në kantonin Appenzell Rhodes në verilindje të Zvicrës, duke varrosur mbi 25 automjete në një park dhe duke rrëzuar një restorant. Tre vetë u plagosën, përcjell albinfo.ch.
Më parë këtë muaj, dy njerëz u vranë dhe një e plagos nga orteqet në rajonet e skive.
Linjat hekurudhore të prekura përfshijnë atë midis Chur dhe Arosa, ose midis Klosters Platz dhe Davos Platz. Linja Albula është ndërprerë gjithashtu midis Bever dhe Spinas.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












