Shqipëria
Studentët në Shqipëri mund të hyjnë në grevë urie
Studentët e Fakultetit të Juridikut në Tiranë kanë vazhduar protestën me mbylljen e dyerve. Ata kanë bllokuar hyrjen kryesore të fakultetit dhe nuk lejojnë asnjë të hyjë brenda.
Studentët bënë thirrje se nëse nuk shfuqizohet ligji për arsimin e lartë, protesta mund të shkojë drejt grevës së urisë/ Ndërsa, shtuan se do të zhvillojnë një mbledhje me rektorin Mynir Koni për të folur mbi zhvillimin e protestës, përcjell albinfo.ch.
“Kemi 15 ditë të ngujuar dhe jemi të lodhur. Dera siç e dini nuk është hapur akoma dhe nuk mund të fusim rektorin brenda nga dritarja dhe as pedagogët nuk kemi lejuar që të futen brenda. Protesta do të vazhdojë derisa të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë. Tri fakultete në Universitetin e Tiranës e kërkojnë shfuqizimin e ligjit”, kanë thënë studentët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime Moti i keq shkaktoi devijime, anulime dhe vonesa të shumta, ndërsa dhjetëra pasagjerë mbetën të bllokuar... -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Zvicra regjistron qershorin e tretë më të nxehtë















