Shqipëria
Bomba nga Elbasani për në Shkodër
13 janari 2018 dukej një ditë brenda rutinës në qytetin e Shkodrës.
Deri në çastin kur në afërsi të tregut shfaqet me makinën e blinduar Lulzim Kulla, një nga personazhet sfidues jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për policinë. Në këtë çast, qetësia zëvendësohet me pamje lufte. Kamera e sigurisë që Top Channel tregon se pasi ai ka parkuar pranë biznesit, menjëherë ndodh një shpërthim i fuqishëm dhe mes tymit, brenda pak sekondash, të plagosurit dhe kalimtarët e rastit përpiqen të largohen nga vatra e rrezikut.
Të rinjtë nga Elbasani, Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Copja, konsiderohen nga prokuroria si autorët e atentatit që kishte në shënjestër Lulzim Kullën. Në përfundim të hetimeve, prokuroria i dërgoi ata të pandehur në gjykatë për veprën “vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme”, pasi, sipas prokurorisë, ata rrezikuan dhe plagosën edhe 7 persona të tjerë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Në dosjen e dërguar për gjykim me tre të dyshuarit, që të 3 mohues për atentatin e telekomanduar, prokuroria përmend se eksplozivi ishte vendosur në një motoçikletë, që ishte transportuar më herët me një makinë me targat AA 801. Por, ky mjet shfaqet në kamera bashkë me një automjet tjetër që pas verifikimeve në sistemin e gjobave, kanë nxjerrë në dritë përdoruesit e tyre.
Siç pretendon prokuroria, automjeti është gjobitur pak ditë para atentatit dhe si shofer kishte 30-vjeçarin Copja. Ai, shpjegojnë prokurorët, në vazhdim rezulton me rekorde kriminale në qytetin e Elbasanit, duke nënkuptuar se atentati ndaj të fortit të Shkodrës mund të jetë nënkontraktuar nga kundërshtarët e tij tek një grup aleat në Elbasan. Edhe mjeti tjetër që shfaqet në kamera në Shkodër ditën e ngjarjes i përket të dyshuarit tjetër Argel Lulaj.
Por, të dyshuarit mbajnë qëndrim mohues, duke deklaruar se gjendeshin në Shkodër pasi kishin blerë 20 kilogramë hashash nga një person me emrin Toni, të cilit nuk ia kujtojnë më as mbiemrin dhe as numrin e telefonit.
Atentati ndaj Lulzim Kullës u hetua edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si akt terrorist, pasi aty pranë ishin edhe disa shoqata të huaja, të cilat u ankuan për pasigurinë. Prokuroria pretendon se tashmë e ka zbardhur gjithë mekanizmin, megjithëse ende nuk ka përcaktuar saktë se sa ishte sasia e lëndës plasëse që shkatërroi disa biznese e plagosi 8 vetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












