Shqipëria
Kryeministri Rama akuzon opozitën se po e vonon hapjen e negociatave
Dy partitë kryesore të opozitës në Shqipëri, PD-ja dhe LSI-ja, sipas kryeministrit Edi Rama, po dëmtojnë hapjen e negociatave, e po ashtu edhe rritjen e ekonomisë dhe turizmin. Nga Kuvendi, Rama u zotua se nuk do të ketë negociata për mandatin e pozitës që po kërkon opozita me protesta.
Ai tha se nëse do të ketë një vendim, nuk do të jetë për shkak të opozitës, përcjell albinfo.ch.
“Karrigia e tyre është me afat, nuk është pa afat. Ata mund të kenë ende shpresë se këtu do të vijnë nga qielli negociator edhe do të na ulin në tavolinë dhe do të na thonë: hë tani djema, si do ta normalizoni këtë punë?! Ka vetëm një normalizim të mundshëm, të nevojshëm, të domosdoshëm, mbyllja e kapitullit 30-vjet unë po iki po s’më thirre. Unë nuk rri po s’më dhe atë që dua, unë po bëj këtë po s’më bëre atë. Ky kapitull do të mbyllet tani, është koha për ta mbyllur. Çdo parti politike kur vjen në Kuvend duhet ta mendojë mirë. Vjen në opozitë është në opozitë, nuk ka xinxri-finxri, jo jam në opozitë por e dua pushtetin të nesërmen e betimit se dua zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”













