Kosova
S’funksionalizohet autobusi për Aeroportin e Prishtinës
Vendi i autobusit me të cilin do të udhëtonin qytetarët për në aeroportin “Adem Jashari”, vazhdon të mbetet bosh.
Kjo pasi që linja e këtij autobusi nuk ka funksionuar asnjëherë, ani pse marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës është nënshkruar që nga 24 janari i këtij viti, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se do të formohej një komision, i cili do ta përcaktonte orarin dhe çmimin e biletës së autobusit.
Sipas udhëtarëve, ky autobus është i domosdoshëm.
Kosova vazhdon të mbesë vendi i vetëm në rajon që nuk ka linjë autobusi që lidh qytetin me aeroportin.
Çmimi për biletë të autobusit në njërin drejtim, në Shqipëri është 2 euro, kurse në Maqedoni 2 euro e 90 centë.
Çmimi i biletës së autobusit nga Prishtina në aeroportin “Adem Jashari”, nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, parashihej të ishte rreth 3 euro për një drejtim.
Zyrtarë të MI-së, përmes telefonit, i kanë thënë KTV- së se procedurat nga ana e kësaj ministrie janë kryer.
Por, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, gjatë javës nuk ka kthyer përgjigje se kur do të fillojë të funksionojë kjo linjë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi













