Kosova
“Nuk ka të keqe që të rinjtë punojnë jashtë vendit, edhe vetë mora zanat në Zvicër”
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e kupton pse po bëhet tragjike shkuarja e të rinjve në vende të huaja për të punuar, raporton albinfo.ch.
Madje, ai ka thënë se edhe vetë dikur kishte punuar në Perëndim.
Këto deklarata Haradinaj i bëri në konferencën “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike”, të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.
Ai ka pranuar se edhe vetë ka marrë zanat në Zvicër në fushën e ndërtimtarisë, dhe me shaka ka thënë se po të mbesë pa punë, mund ta gjejë tjetrën.
“Për shembull, është thënë se po shkojnë të rinjtë tonë me punu, unë nuk e shoh (si dicka) të keqe, përkundrazi… Shkuarja në Gjermani për gjashtë ose nëntë muaj, edhe ky është aftësim. Unë kam mësuar zanat në Zvicër, edhe sot e kësaj dite di me ba izolim të kulmeve, di me vendosë dyer e dritare, di me punu në kulma, pra me mbetë pa punë, e gjej një punë. Nuk po e kuptoj pse duhet me marrë tragjike shkuarjen e të rinjve tanë për punë në Gjermani”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, përvoja në këto vende të huaja është shkollë e jetës.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit














