Muzikë
Filarmonia e Kosovës prezantohet në kryeqytetin francez
Të mërkurën e javës që po hyjmë Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Paris për viktimat e luftës në Kosovë.
Koncerti për paqen do të luhet nga solistët, kori, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jashari dhe do të mbahet në orën 19:30 në Hotel National Des Invalides në Paris.
Drejtorit i Filarmonisë, Baki Jashari, ka deklaruar se ky koncert është bërë për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai ka thënë se për në kryeqytetin francez do të udhëtojnë e gjithë trupa përfshi korin e orkestrën simfonike, transmeton albinfo.ch.
“Ambasada e Francës në Kosovë është iniciator i këtij evenimenti të madh. Do të prezantohet me 110 përformues në skenë” ka deklaruar Jashari.
Violinisti Festim Fana deklaroi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe tha se shpreson se do të kthehen faqebardhë nga ky prezantim.
Fana deklaroi se janë të lumtur që do të mbajnë koncert në një vend si Parisi.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













