Kosova
OJQ-të kundërshtojnë mbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Gërmi
Përgjatë datave 2, 3 dhe 4 gusht, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë do të mbahet festivali “Sunny Hill’, përcjell albinfo.ch.
Por disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë, po konsiderojnë se ky aktivitet do të dëmtojë florën dhe faunën në Gërmi.
“Kjo deklaratë publike adreson shqetësimin tonë si qytetarë dhe si pjestarë të shoqërisë civile kosovare ndaj organizimit të ngjarjeve kulturore/artistike komerciale të cilat degradojnë mjedisin dhe hapësirat e gjelbërta natyrore dhe shkaktojnë dëme të mëdha tek fauna veçanërisht tek shpezët që jetojnë në ambientet/mjediset natyrore të mbrojtura në Kosovë”, thuhet në reagimin e OJQ-ve.
“Festivali i muzikës “Sunny Hill Festival”, këtë vit orgzanizon edicionin e dytë me performanca muzikore të zhurmshme për tre ditë rresht (2-4 gusht) në Parkun e Gërmisë, peisazh i mbrojtur natyrorë. Formati dhe përmasat e festivalit janë mjaft të mëdha, andaj edhe konsiderohet si njëri nga festivalet më të mëdha në Kosovë. Kjo automatikisht i bie që ndotja e ambientit që do të ndodhë përmes zhurmës dhe mënyrave tjera siç i dimë të gjithë (hedhja e cigareve, shisheve, plastikes, feçeve dhe urinës së njerëzve, etj.) do të shkaktojnë pasoja të mëdha në natyrë dhe në jetesën normale të kafshëve dhe shpezëve në atë zonë”, thuhet po ashtu në reagim.
Po ashtu, përmes kësaj deklarate, OJQ-të kanë përcjellur edhe një porosi për ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshit, duke thënë ndër të tjerash se “parqet, malet, bjeshkët dhe vendet e mbrojtura (apo edhe jo) me ligj apo akte të tjera në fuqi në Republikën e Kosovës, nuk duhet prekur nga asgjë që mund të shkaktojë edhe vetëm çrregullimin më të vogël në natyrë, njerëz apo kafshë; e mos të flasim për ndotjen që një festival do të sjellë për tri ditë të plota”, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë dhe emrat e OJQ-ve që janë listuar krah këtij qëndrimi.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG...
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
Jeta në Zvicër
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit