Ekonomi
Strehimi në Gjermani: Pse pak të rinj blejnë shtëpi?
Numri i të rinjve që blejnë shtëpi në Gjermani po bie.
Më pak të rinj po blejnë shtëpi dhe ka një rënie të konsiderueshme sa u përket blerësve për herë të parë, ndërsa të moshuarit vazhdojnë të blejnë prona, sipas një studimi të ri nga Institut der deutschen Wirtschaft (IW) në Këln në emër të Sallës Bausparkasse Schëäbisch, transmeton albinfo.ch.
IW zbuloi se niveli i pronësisë së shtëpive për personat 25-34 vjeç në Gjermani ka rënë nga 17 për qind më 2010 në 12 për qind më 2017. Në fund të viteve 1990, kjo shifër ishte shumë më e lartë, në 23 për qind.
Ndërkohë, niveli i pronësisë së shtëpive ka rënë gjithashtu me pesë pikë përqindje midis 2010 dhe 2017 në grupmoshën 35-44 vjeç.
Në të njëjtën kornizë kohore, përqindja e të moshuarve 65-74 vjeç që zotërojnë shtëpitë e tyre u rritën me dy pikë përqindjeje, në 58 për qind.
Studimi gjithashtu zbuloi se numri i personave të vetëpunësuar që blejnë shtëpi është rritur, ndërsa më pak shërbyes civilë po hyjnë në tregun e pasurive.
Studiuesit thanë që tendenca në rënie në disa kategori mund të reflektojë ndryshimin e demografisë në Gjermani, për shkak të rritjes së migrimit, veçanërisht rreth vitit 2015, gjatë kulmit të krizës së refugjatëve.
Po ashtu mund të varet nga fakti se të rinjtë po zgjedhin të studiojnë më gjatë dhe kjo do të thotë se ata po hyjnë në tregun e punës më vonë në jetë, gjë e cila mund të çojë në një blerje të mëvonshme të pronave të banimit, thanë studiuesit.
Tani bankat kërkojnë një depozitë më të lartë për të siguruar një hipotekë, ndërsa çmimet e shtëpive po rriten në mënyrë të qëndrueshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues














