Kosova
Prishtina dhe Shkupi i heqin barrierat doganore
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga kjo e enjte kanë hequr barrierat tregtare për disa prodhime eksporti dhe importi i mallrave mes dy vendeve zhvillohet pa pengesa
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga kjo e enjte kanë hequr barrierat tregtare për disa prodhime eksporti dhe importi i mallrave mes dy vendeve zhvillohet pa pengesa.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës në fillim të muajit gusht kishte ndaluar importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut si përgjigje ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për ndalimin e eksportit të rasatit të peshkut nga Kosova.
“Edhe pse me një javë vonesë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka dorëzuar programin për zbatimin e monitorimit aktiv dhe pasiv të peshqve dhe vezëve të tyre dhe në përputhje me këtë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut përsëri e ka vendosur Kosovën në listën e vendeve nga ku mund të importohen produkte te peshkut nga Maqedonia e Veriut, dhe me këtë edhe Kosova ka hequr ndalimin e importit të patateve dhe mjaltit në vendin tonë. Tanimë janë hequr plotësisht pengesat e krijuara nga të dy palët”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Ndër të tjera ministri Bekteshi ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për standardet që duhet të plotësohen në bazë të rregullativës evropiane.
Heqja e barrierave tregtare erdhi edhe si rezultatet i presioneve të afaristëve, të cilët thanë se dy qeveritë duhet të rishqyrtojnë vendimet, pasi ato ndikojnë negativisht në zhvillimin e bizneseve, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












