Kosova
Thyhen bastionet e partive politke në Kosovë
Gjithçka rreth renditjes së partive në gjithë Kosovën
Zgjedhjet e 6 tetorit sollën shumë ndryshime në Kosovë. Madje, në këto zgjedhje u thyen edhe ato që njihen si bastione të partive politike.
Kështu, qytetit i Gjilanit që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ra.
Atje fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Madje me një diferencë prej mbi 5000 mijë vota me LDK-n.
Vetëvendosja ia prishi bastionet edhe PDK-së. Partia e udhëhequr nga Albin Kurti e ka dalë më mirë me rezultate se PDK-ja në Kaçanik, duke grumbulluar mbi 5000 mijë vota më shumë. VV-ja doli edhe e para edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e cila udhëhiqet nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti raporton T7.
Këtu VV-ja mori mbi 37 mijë vota, ndërkaq e dyta doli LDK-ja me me mbi 32 mijë.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me vota edhe në Komunën e Kamenicës e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati i PSD-së.
Madje, VV në këtë komunë ka marrë një numër të madh të votave, krahasuar me partitë tjera.
Partia e drejtuar nga Albin Kurti, doli e para edhe në Ferizaj komunë kjo që qeveriste nga PDK-ja.
Ndërkohë, partia e drejtuar nga Kadri Veseli ka arritur të dala e para pas një kohe të gjatë në Mitrovicë në vendlindjen e liderit të tyre, duke grumbulluar mbi 10 mijë vota e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje percjell Albinfo.ch.
E Prizrenin që llogaritej si hambar votash për PDK-në, e fitoj Lëvizja Vetëvendosje.
Në Gjakovë fitoi koalicioni AAK-PSD, e pasura nga Vetëvendosje.
Qytetin e Pejës e fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkohë, Nisma Social Demokrate që ishte në koalicion me Aleancën Kosova e Re e Partinë e Drejtësisë, duket të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve.
Ky koalicion kur janë numëruar gati 100 për qind të votave sipas rezultateve të KQZ-së nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor.
Ata kanë dal të parët vetëm në komunën e Malishevës.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen