Kosova
Ramadani: Plazmat do të kthehen në Kosovë
AAK vazhdon sulmet ndaj Kurtit pas helmimit të komisionerëve
Duket që rezultati preliminar i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit ka lënë të mllefosur zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK]. Ata këtë mllef po e derdhin menjëherë pas helmimit të 26 komisionerëve nga zarfet e dërguara nga Serbia.
Pas reagimit të Muharrem Nitajt, tanimë ka reaguar edhe z.Burim Ramadani, koordinator në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës dhe zyrtar i lartë i AAK-së.
Ramadani ka kritikuar idenë e Albin Kurtit për zëvendësimin e tarifës 100% me reciprocitetin pas raportimit për 26 komisionerë të KQZ-së të helmuar nga zarfet e dërguara nga Serbia.
“Plazmat do të kthehen në Kosovë. Kjo pritet të ndodhë edhe pas zarfeve të dyshuara me helm nga Serbia. Sepse, heqja e taksës për reciprocitet do të thotë plazmat në Kosovë. Kush do plazma, plazma gjen”, ka shkruar ai.
Ai ka sugjeruar qeverinë e re që t’ia shtojë taksën 100 për qind masës së reciprocitetit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













