Kosova
Edhe sa ka kohë Albin Kurti që ta formojë qeverinë e re sipas Kushtetutës?
LVV po bën negociata me vendin e dytë, LDK-në
Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deri më tashme është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Si fituese e zgjedhjeve, asaj i takon që të formojë qeverinë e re të Kosovës, shkruan Indeksonline. Por për ta formuar Qeverinë e Re, LVV-së i duhen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet e kompletuara nga KQZ-, LVV po bën negociata me vendin e dytë, LDK-në.
Por, edhe sa ka kohë që koalicioni LVV-LDK të formojnë qeverinë e re?
Sipas kushtetutës, saktësisht nenit 95, pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër nga partia apo koalicioni që ka shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
“2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.”
“3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.”
“4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.”
“5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.”
“6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














