Kosova
BE kërkon nga Kosova të raportojë për të kthyerit nga Siria
Bashkimi Evropian do t’i kërkojë Kosovës që në dy vjetët e ardhshëm t’i raportojë për personat e kthyer nga Siria, si dhe për procesin e rehabilitimit të tyre.
Përmes një marrëveshjeje, të nënshkruar të mërkurën mes Kosovës dhe BE-së, Brukseli obligon autoritetet e Prishtinës që të adresojnë sfidat e paraqitura nga kthimi i luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që përfshin hetimet dhe ndjekjet penale të veprave të kryera nga luftëtarët e huaj, deri te procesi i rehabilitimit të tyre.
Sipas marrëveshjes, Kosova duhet të shkëmbejë informacione me shtetet anëtare të BE-së për luftëtarët e huaj që kthehen në Kosovë.
Po ashtu, marrëveshja parasheh që të bëhen analiza të vlerësimit të kërcënimit nga terrorizmi në Kosovë dhe koordinim më i mirë i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, përcjell albinfo.ch.
Këto objektiva janë pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, që u nënshkrua nga Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor më 5 tetor 2018 në Tiranë.
Marrëveshja të mërkurën u nënshkrua nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, përmes një komunikate ka thënë se “Kosova si anëtare e Koalicionit Global kundër grupit militant Shteti Islamik është treguar partnere e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.
Në prill të këtij viti, në Kosovë janë kthyer 110 qytetarë nga Siria.
Katër prej tyre ishin luftëtarë të huaj, 74 fëmijë dhe 32 gra, derisa në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se kur mund të kthehen./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit












