Kosova
Familja Abazi në Livoç hap të pamen për njërin djalë
Familja Abazi në Livoç hap të pamen për njërin djalë, për tjetrin presin lajme.
Familja Abazi nga Livoçi i Epërm në Gjilan ka hapur dyert e shtëpisë për të pame për të birin e tyre Isa Abazi që ka ndërruar jetë pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.
Në ndërkohë, familja po pret informacione për djalin tjetër Shemsedin Abazin që ishte bashkë me vëllaun e tij tashmë të ndjerë në një nga hotelet e Durrësit që si pasojë e tërmetit është shembur tërësisht.
Djali i axhës së Isa dhe Shemsedin Abazit, Ali Abazi, ka treguar për Klan Kosovën se si e kanë marrë informatën për këtë lajm tragjik për familjen e tyre, përcjell albinfo.ch
“Na kanë lajmëruar disa shokë nga Durrësi pesë minuta pasi ka ndodhur. Atje ka shkuar vëllau im, axhallarët tanë dhe shokët tanë që na e kanë konfirmuar vdekjen e Isa Abazit”.
“Isa Abazi tashmë i ndjerë është 27 vjeçar, derisa Shemsedin Abazi që ende nuk është gjetur është 32 vjeçar”.
Familjari i dy vëllezërve kosovarë që u bënë viktima të tërmetit në Shqipëri ka treguar se ata kishin shkuar për punë.
“Kanë shkuar për punë sepse atje punojnë. Kanë shkuar pasdite dhe kanë fjetur në të njëjtin hotel ku rrimë që më shumë se 10 vjet. Kanë shkuar për punë, që të rrinë dy-tri ditë dhe më pas të ktheheshin, por fati e deshi kështu”.
Ai ka treguar se Shemsedin Abazi është ende i zhdukur dhe kërkimet për të po vazhdojnë.
“Vëllaun e kam atje. Sapo fola me të dhe Shemsedin Abazi është ende i zhdukur, nuk është gjetur akoma. Po presim që të na konfirmojnë nëse është gjallë apo vdekur”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë















