Shqipëria
Tiranë: 157 pallate të dëmtuara nga tërmeti
Shqipëria është duke kaluar një nga moment më të vështira.
Mëngjesin e 26 Nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe mbi 650 të plagosur dhe ka akoma të tjerë nën rrënoja. Në rajonin e Tiranës dhe Durrësit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
I ftuar në programin ‘Historia ime’ në Tv Klan, drejtori i Emergjencave në Bashkinë Tiranë, Erind Bejko, u shpreh se vëmendja është përqendruar në Durrës për shkak të situatës së rëndë aty, por gjithashtu edhe në Tiranë ka dëme të mëdha në ndërtesa, dhe problem emergjent sipas tij janë shtesat.
Po diskutojmë për Durrësin, Thumanën dhe për Tiranën. Duke qenë se në Durrës kemi patur fatalitete, viktima, sigurisht që vëmendja, ndihma jonë domethënë kolegu im që punon në Tiranë ishte në Durrës dje.
Ambulanca që ka Emergjenca Civile ishte në Durrës dje. Ekipi i vullnetarëve, që është ekipi ynë, ishte në Durrës dje. Sepse në një situatë të kësaj natyre prevalon jeta e njeriut. Domethënë ndodh një tërmet, përmbytje, zjarr, e para njëherë jetët e njeriut. Kemi jetë të humbura apo s’kemi jetë të humbura.
Nga ora 4 deri në orë 6 në Tiranë ne kuptuam që s’kemi jetë të humbura dhe fokusi jonë u çua në Durrës. Por në Tiranë kemi dëme të mëdha në ndërtesa, nga pikëpamja konstruktive, në shtëpi private, në pallate.
Deri tani nuk kemi dëme të konsiderueshme në godina publike dhe ky është lajmi i mirë, në çerdhe, kopshte, shkolla. Në Tiranë kemi 157 pallate të dëmtuar të cilët ju nënështruan një vlerësimi në tërmetin e 21 Shtatorit, por do t’i ri-nënshtrohen një vlerësimi me ekspertizë të thelluar për të kuptuar mbajnë apo s’mbajnë.. Problem shumë i madh në qytet, që është realisht emergjent, janë shtesat’, u shpreh Erind Bejko, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis