Kosova
Nis takimi Vetëvendosje – LDK
Në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhja në nivel të liderëve në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Dy partitë sot do të diskutojnë për ndarjen e ministrive dhe për emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve. Për çështjet tjera ndërkaq janë dakorduar në nivel të grupeve punuese.
Nga Lëvizja Vetëvendosje të pranishëm janë kreu i partisë, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja Fatmire Kollçaku si dhe anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu.
Prej LDK-së ndërkaq janë kreu i partisë, Isa Mustafa, nënkryetari i parë, Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti.
Kjo mbledhje vjen pas shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, që e konfirmoi si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, derisa, si më të votuarin, Albin Kurtin, kreun e kësaj partie.
LDK dhe VV që para zgjedhjeve kanë biseduar për një koalicion të mundshëm, derisa, pas gjashtë tetorit kishin filluar takimet në mes të grupeve punuese për koordinim të programit, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















