Kosova
Ambasada e Francës promovon djathin e Sharrit
Marie-Christine Butel, ambasadorja e Francës në Kosovë, organizon nesër në Rezidencën e Francës një pritje, e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit.
Ky aktivitet organizohet në vazhdën e mbështetjes së Francës për krijimin e një treguesi të parë gjeografik në Kosovë. Për disa vjet me radhë, ekspertë francezë kanë mbështetur institucionet kosovare dhe prodhuesit e djathit të Sharrit në mënyrë që të sigurojnë njohjen e këtij djathi si një tregues gjeografik-emërtim origjine, domethënë një prodhimi bujqësor unik, cilësia e të cilit është e lidhur me zonën në të cilën prodhohet dhe me njohuri të veçantë në përgatitje.
Me këtë rast, shefi i kuzhinës franceze, Christophe Dovergne, do të prezantojë receta bashkëkohore dhe kreative, duke nënvizuar lidhjet ndërmjet kuzhinës franceze dhe asaj kosovare. Anëtar i Akademisë së Kulinarisë të Francës dhe Euro-Toques, Christophe Dovergne, është profesor gatimi dhe bashkëthemelues i faqes 750 gram. Ai ndan kohën e tij midis transmetimit të njohurive dhe përgatitjes së librave të gatimit.
Pritja do të bëhet ditën e premte, më 13 dhjetor, në orën 17:30, në Rezidencën e Francës, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














