Kosova
Ja çfarë oferte ka LVV për LDK-në
Lëvizja Vetëvendosje të hënën mbrëma i ka bërë edhe një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje, ku është propozuar që Qeveria e ardhshme të ketë 14 ministri, e jo 12 siç ishin pajtuar më parë këto dy subjekte politike.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se LVV i ka ofruar LDK-së që të udhëheqë me 6 ministri, LVV me 5 dhe 3 sosh për minoritetet, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij burimi, në ofertën që ka bërë LVV, kjo parti është pajtuar që LDK të marrë edhe postin e presidentit.
LDK do t’i kishte edhe dy zëvendësministra më shume së LVV-ja.
Ndryshe, nga LDK kanë konfirmuar se LVV ua ka dërguar një ofertë të re për bashkëqeverisje dhe se do ta shqyrtojnë gjatë ditëve në vijim.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit














