Shqipëria
Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Turqi
Pas Greqisë, patentat shqiptare njihen edhe në Turqi
Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek miratoi njohjen e ndërsjellë të patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes një marrëveshjeje, edhe Turqia do të bëjë të mundur njohjen dhe konvertimin e patentave të të gjithë shtetasve shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Kjo marrëveshje u firmos gjatë ditës së sotme dhe do të hyjë në fuqi pas miratimit në parlamentet e të dy vendeve.
Po ashtu ata nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera sa i përket shkëmbimit të diplomatëve si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit, shkruan balkanweb.
Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike, por edhe të mirëvendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO, deklaroi ministri i Jashtëm Cakaj, i cili i sqaroi disa marrëveshje që lehtësojnë njohjen e patentë shoferëve të të dy vendeve.
Vetëm një vit më parë Greqia njohu patentat shqiptare, por marrëveshja u miratua në Parlamentin grek në janarin e këtij viti. Tashmë për marrëveshjen e re mbetet vetëm që Parlamenti shqiptar dhe ai turk ta kalojnë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













