Lajme
FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Kroacisë
Kurti: Si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si Qeveri e Kosovës do të shohin mundësitë për të ofruar ndihmë për Kroacinë e cila sot është tronditur nga një tërmet.
Kurti tha se trupat e FSK-së janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë këtij vendi.
Sipas tij, në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin korona po përballen edhe me pasojat e tërmetit.
Shkrimin e plotë:
Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin corona, sot ato duhet të merren edhe me pasojat e tërmetit. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht duket se pa viktima në njerëz.
Si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale. Uroj që Qeveria e Kroacisë, Kryeministri i s aj z. Andrej Plenković, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët. Gjithsesi, trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













