Koronavirusi: çast pas çasti
Shtetet e para evropiane që lehtësojnë masat
Disa vende evropiane kanë filluar të lëshojnë pe dhe të lehtësojnë masat për shkak të koronavirusit
Koronavirusi po përhapet në vendet evropiane, megjithatë, disa vende po mendojnë të lehtësojnë masat, përcjell albinfo.ch.
Kjo për shkak se në disa shtete është arritur piku, kurse një faktor tjetër, është edhe për shkak të ekonomisë, ku pasojat janë të mëdha.
Austria planifikon të lehtësojë bllokimin e saj javën e ardhshme, përkatësisht më 14 prill.
Austria të jetë shteti i parë i kontinentit që rihap dyqanet dhe restorantet e tij të mbyllura.
Danimarka do të hapë shkollat dhe qendra e kujdesit ditor më 15 prill, duke i dhënë fund ndaljes tre-javore të vendit.
Më 9 prill, Republika Çeke pezulloi një numër të masave të saj si distanca sociale dhe planifikon të rihap fluturimet më 14 prill, duke lejuar qytetarët të largohen dhe të huajt të hyjnë.
Edhe Italia e Spanja, ndër vendet më të goditura pritet që të lehtësojnë masat.
Suedia është një nga shtetet e pakta në Evropë, që nuk ka ndërmarrë masa rigoroze për shkak të koronavirusit.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Qytetet më të ngarkuara me punë në Zvicër, Cyrih prin renditjen Të dhënat e fundit tregojnë se qytetet më të mëdha dhe disa komunat e vogla me... -
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura












