Kosova
Kurti: Dialogu i 27 qershorit, në përputhje me kërkesat e Serbisë
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë që takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe më 27 qershor në Washington, për dialogun, është në përputhje me kërkesat e Serbisë.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë që vetëm Serbia të jetë e kënaqur, u krijua “Qeveria Koti, e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe”.
Sipas Kurtit, marrëveshja që do të jetë e “papranueshme”, gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti.
Statusi i plotë:
Rifillimi i dialogut po u përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty, sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin.
Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë, e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe iu zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare (kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës).
Në fakt, më parë se dialog si proces, ky duket si takim njëditor, ku servohen marrëveshjet.
Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 Treni i planifikuar midis qyteteve zvicerane dhe kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë funksional... -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit -
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet














