Koronavirusi: çast pas çasti
Dënime të ashpra për ata që hyjnë në Austri pa teste nga Ballkani Perëndimor
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, shkroi në profilin e tij në Twitter se kushdo që nuk respekton rregulloret për të hyrë në Austri, do të përballet me një dënim të ashpër
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se Austria po merr masa të mëtejshme në lidhje me koronavirusin për të ndaluar “tsunamin” epidemiologjik.
Dje është kërkuar që të gjithë qytetarët austriakë të kthehen në Austri nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbetet për t’u parë se çfarë masash të mëtejshme do të ndërmarrë qeveria austriake, raporton Albinfo Austria.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid – 19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria austriake ka rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në këto vende, duke përfshirë edhe shtetet si: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Po ashtu është diskutuar që në rast se ndonjë person vendos të shkojë në pushime pa rekomandimin e punëdhënësit, është e mundur që ta humbë edhe vendin e punës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











