Lajme
Futbolli në Kroaci, sërish pa spektatorë
Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kroaci, Federata e Futbollit të Kroacisë e ka ndryshuar politikën që lejonte tifozët në lojëra dhe tha se do ta përfundojë sezonin me stadiume boshe, përcjell albinfo.ch.
Disa spektatorë janë lejuar në ngjarjet sportive në Kroaci qysh në mes të qershorit, përfshirë lojërat e futbollit dhe një turne tenisi.
Liga e kategorisë më të lartë të burrave, e fituar nga Dinamo Zagreb, luan edhe një raund të shtunën, ndërsa finalja e Kupës Kombëtare mbahet më 1 gusht.
Kufizimi për stadiume boshe vlen edhe për garat e grave.
Të hënën, Kroacia, vend me 4 milionë banorë, ka raportuar në total 122 viktima nga koronavirusi dhe 4,370 raste pozitive.
E-Diaspora
-
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” Shoqatat frankofone pjesëmarrëse në Manifestimin “Kurora e Lirisë” orgnizojnë një mbrëmje miqësore e cila do të... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston”
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme














