Shqipëria
Turistët në Shqipëri nuk i vendosin maskat
Viktoria ka ardhur bashkë me shokun e saj për të kaluar pushimet verore në Shqipëri. Për turistët nga Maqedonia e Veriut është hera e parë që vizitojnë vendin tonë dhe nuk hezitojnë të tregojnë atë që i ka bërë më shumë përshtypje tek ne.
Viktoria, turistja nga Maqedonia e Veriut: Mikepritja. Ne cdo vend ku kemi ndalur per te pyetur, per te marre informacion njerezit jane shume te sjellesh edhe ushqimi eshte shume i mire. Kemi ardhur para 5 ditesh, kemi qene ne Durres. Kemi kaluar 5 dite te mrekullueshme ketu dhe jam shume e kenaqem me mikpritjen shqiptare, qyteti eshte shume i bukur. Kam ardhur ketu per here te pare dhe kam kaluar shume momente te bukura ketu.
Ana ka mbërritur në Tiranë me rekomandim të miqve të saj polak dhe është entuziaste për udhëtimin e saj dyjavor.
Ana, turistja nga Polonia: Mendoj që më pelqen shume klima, ka plot diell edhe njerezit jane shume te mire dhe shume te lumtur. Kur po udhetoja me avion dhe shihja Shqiperin e nga ajri pyesja vehten se pse njerezit zgjedhin Kroacine dhe jo Shqiperine. Une jam nga Polonia dhe kam ardhur ne Shqiperi sepse shume nga miqte e mi kane qënë ketu me pare dhe e kane pelqyen vertet shume kete vend. Plani eshte që te eksploroj gjithe Shqipërine.
Për shkak të koronavirusit numri i turistëve të huaj ka pësuar rënie, ndërsa konstatojmë se me shumë në këto kohë pandemie kanë zgjedhur të udhëtojnë të rinjte e huaj, të cilët preferojnë të mos qëndrojne në grupe apo të shoqëruar nga guida.
Viktoria, turistja nga Maqedonia e Veriut: Po jam e frikesuar nga koronavirusi por ketu asnje nuk vendos masken. E kemi marre masken me vete, e kam ne çantë por kur u futem në një qendër tregtare, e vendosëm… por asnjë njeri nuk vendos maske jashtë në rrugë. Në Maqedoni të gjithë vendosin masken edhe jashte edhe kur ecim.
Ana, turistja nga Polonia: Jam e frikesuar nga koronavirusi por kur jam ne ajer te paster jam mire. Sigurisht kur une jam ne ndertese apo dhe ne restaurant une vendos masken.
Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë dhe të dytë 2020, flasin për goditjen e turizmit për shkak të pandemisë covid-19. Referuar shifrave në periudhën janar-qershor numri i vizitorëve është ulur me 75,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë te vitit 2019./tch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu), ndoshta jeni njohur...
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Restoranti i famshëm indian nuk mund të hapet në Cyrih, pasi kuzhinierëve iu refuzuan lejet
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau