Lajme
Britani e Madhe: Kufizime të reja kundër COOVID-19
Për shkak të rasteve të reja me koronavirus, Mbretëria e Bashkuar ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme”.
Kryeministri Boris Johnson prezantoi disa nga kufizimet e reja kundër COOVID-19 në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.
Sipas Johnson, maskat do të jenë të detyrueshme për punonjësit e dyqaneve dhe dasmat do të jenë të kufizuara deri në 15 të ftuar, ndërsa ata që shkelin këto rregulla do të gjobiten deri në 200 paund.
Kryeministri britanik gjithashtu paralajmëroi masa më të forta nëse do të jetë e nevojshme. Hapa të ngjashme do të ndërmerren në të gjithë Britaninë është shprehur Johnson pas një takimi me liderët e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.
“E kemi ditur gjithmonë se, edhe pse mund ta kemi shtyrë virusin të tërhiqet, perspektiva e një vale të dytë është reale. Më vjen keq ta them që – sikurse në Spanjë, Francë dhe shumë vende të tjera – ne kemi arritur në një pikë kthese të rrezikshme”, tha Johnson. Johnson po ashtu i tha Parlamentit britanik se do t’i sigurojë policisë dhe autoriteteve lokale fonde shtesë për të zbatuar rregulloret.
Bizneset, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të mbeten të hapura. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në total mbi 401,000 raste të të infektuarve me Koronavirus dhe mbi 41,000 viktima.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Konfliktet në vendet e punës shënuan rritje në Zvicër gjatë vitit 2025 Rastet për shkeljen e detyrimit të kujdesit u rritën me 36%, ndërsa ato për largime abuzive... -
Marrëveshje e re Zvicër-Britani: kalim më i shpejtë në aeroporte dhe lehtësi për punëtorët -
Anketë: Zviceranët e shohin të ardhmen me optimizëm, pavarësisht sfidave ekonomike -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Raca më e adhuruar e deleve në Zvicër që po mahnit turistët












