Lajme
Vaksina e mundshme nuk do të ndikohet nga mutacioni i koronavirusit
“Studiuesit kanë kryer një eksperiment që tregon se vaksinat e zhvilluara me një lloj më të vjetër të virusit duhet të funksionojnë akoma kundër llojit G”, tha studimi i agjencinë australiane të shkencës.
Studiuesit në Australi njoftuan sot se çdo mutacion i mëtejshëm i koronavirusit (COVID-19) në forma të reja nuk do të ndikojë në vaksinën e mundshme për trajtim të tij, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjell Albinfo.ch.
Studimi i bërë nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit (CSIRO) thotë se “lloji G” i SARS-CoV-2 është aktualisht lloji më dominant i koronavirusit.
“Ka pasur disa spekulime nëse vaksinat COVID-19 në zhvillim e sipër do të funksionojnë akoma kundër tij”, thuhet në studimin e botuar sot.
Shumë vende po punojnë për të prodhuar vaksinën për të trajtuar koronavirusin, i cili ka prekur mbi 36 milionë njerëz në gjithë botën. Mbi 1 milion njerëz të infektuar me COVID-19 kanë vdekur, që kur virusi u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.
“Studiuesit tanë kanë kryer një eksperiment që tregon se vaksinat e zhvilluara me një lloj më të vjetër të virusit duhet të funksionojnë akoma kundër llojit G”, tha studimi.
Gjithashtu bëhet e ditur se përderisa koronavirusi përshtatet me një bartës të ri, në këtë rast me njerëzit, “ai mund të pësojë mutacion, duke krijuar lloje të reja”.
“Është normale që lloje të ndryshme dominuese të virusit të shfaqen me kalimin e kohës”, tha Vasan Vasan, udhëheqësi i ekipit “Patogjenë të Rrezikshëm” të CSIRO-së.
“Studiuesit analizojnë sekuencat e botuara të gjenomit të mostrave të virusit për të dalluar lloje të reja dhe madje për të ndjekur përhapjen e tyre në gjithë botën”, shtoi ai.
Studimi tha se “lloji D” ishte “versioni fillestar i koronavirusit dhe vaksinat u krijuan për të synuar proteinën dalluese të tij”.
CSIRO po punon gjithashtu për një vaksinë të mundshme me Inovio Pharmaceuticals dhe Universitetin e Oksfordit.
“Por SARS-CoV-2 (koronavirusi) vazhdoi të pësojë mutacione përderisa u përhap. Një lloj i ri hoqi llojin-D nga vendi i parë. Quhet lloji-G apo mutacioni D614G dhe tani përbën rreth 85 për qind të rasteve në gjithë botën”, shtoi studimi.
Studiuesit në agjencinë australiane të shkencës thanë se ata kryen teste mbi llojin e ri të virusit.
“Studiuesit tanë morën mostra gjaku nga mostrat e vaksinuara me kandidatin e Inovio. Rezultatet ishin të qarta: Mostrat e vaksinuara treguan një përgjigje të fortë imune kundër virusit. Ata zhvilluan antitrupa neutralizues, madje edhe kundër llojit G”, thuhet në studim.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini














