Lajme
Mijëra shqiptarë jetojnë ilegalisht në BE
Instituti EPIK në publikimin e radhës “CATCH-22: Alienët nga Ballkani Perëndimor në BE” trajton trendët e fundit përkitazi me numrin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të zënë duke qëndruar ilegalisht në BE, shkruan Albinfo.ch.
Publikimi:
Në vitin 2019 gjithsej 66,325 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE – një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2018. Në këtë rritje ka kontribuar kryesisht Shqipëria.
Top tre vende të BE-së ku janë zënë duke qëndruar ilegalisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019 janë: Gjermania (20,015), Greqia (10,130) dhe Hungaria (7,925).
Në vitin 2019 37,460 qytetarë të Shqipërisë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marrë së bashku. Top tre vende të BE-së ku janë zënë qytetarë të Shqipërisë duke qëndruar ilegalisht janë: Gjermania (7,480), Greqia (10,030) dhe Franca (4,430).
Në rastin e Kosovës gjithsej 4,335 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë vitit 2019. Ky ishte niveli më i ulët historik për Kosovën. Top tre vende të BE-së ku janë zënë me qëndrim ilegal qytetarë të Kosovës janë: Gjermania (2,165), Franca (620) dhe Kroacia (465).
Nëse analizojmë këto të dhëna në një perspektivë më të gjatë kohore 2009-2019, Shqipëria përsëri udhëheq rajonin për nga numri i qytetarëve me qëndrim ilegal në BE. Në periudhën 2009-2019 gjithsej 780,950 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. 415,745 nga këta kanë qenë nga Shqipëria. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Shprehur ndryshe, 14.5% të popullatës së Shqipërisë është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019.
Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE më 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut














