Lajme
Vendimet për udhëtimet në Gjermani vazhdojnë të mbeten të njëjta
Në Gjermani po zhvillohen shumë debate, shumë propozime dhe vendime në dy lande (Bavari prej sot dhe Saksoni prej të hënës), por në nivelin e Gjermanisë ende nuk ka ndonjë vendim të rëndësishëm për kohën e festave dhe për udhëtime për Krishtlindje apo Vitin e Ri.
Merkel po kërkon ashpërsimin e rregullave, sepse numri I vdekjeve është shumë I lartë. Por ende nuk ka vendime.
Prej 8 nëntorit personat që vijnë nga vendet e rrezikuara në Gjermani duhet të futen në karantinim (vetizolim) të obligueshëm 10-ditor. Vetizolimi mund të shkurtohet nëse siguroni një test negativ ndaj virusit Corona. Por testi mund të bëhet vetem pas pesë ditësh në karantinë. Kjo do të thotë se vetizolimi pesëditor është i obligueshëm, pastaj mund të bëni testin dhe nëse testi del negativ, mund të dilni nga vetizolimi. Rezultatin e testit duhet ta ruani të paktën 10 ditë dhe menjëherë duhet të njoftoni Gesundheitsamt-in (Entin e shëndetit publik). Kujdes: Karantinimi dhe testet janë në kompetencë të landeve, ndaj informohuni në landet ku udhëtoni, sepse mund të ndodhë që ka dallime. Një rregull i ri në Gjermani është edhe regjistrim i obligueshëm online për të gjtihë ata që vijnë nga vendet e rrezikuara. Regjistrimi duhet të bëhet para ardhjes në Gjermani dhe këtë dokument duhet ta keni me vete, si dëshmi se jeni regjistruar. Qëllimi është evidentinimi dhe kontrollimi më i lehtë i personave që vijnë në Gjermani – nëse po i respektojnë rregullat apo jo. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link: https://www.einreiseanmeldung.de/
Përjashtimet?
Në Gjermani ekzistojnë disa përjashtime për personat që nuk duhet të futen në karantinë. Në këto grupe bëjnë pjesë ndër të tjerë: – Personat që nuk kanë qenë më gjatë se 24 orë në një vend fqinj – Personat që kanë vizituar familjet e tyre në një kohëzgjatje deri në 72 orë – Personat që udhëtojnë çdo ditë për shkak të punës apo studimeve – Të punësuarit në sektorin e transportit të mallrave apo personave – Të punësuarit në shëndetësi – Diplomatët dhe „përfaqësuesit e lartë të organeve të shtetit“ – Udhëtarët tranzitë… Por kujdes: Këto rregulla zbatohen nga landet dhe ato vendosin nëse do të futen menjëherë më 8 nëntor në fuqi apo jo. Ndaj mund të ketë dallime mes landeve në Gjermani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?














