Kosova
Kosovë: 372 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.856 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 372 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri... -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve















