Lajme
Paqartësi lidhur me vaksinën Johnson & Johnson
Grupi këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vendosi të shtyjë të mërkurën një votim lidhur me vaksinën që lufton koronavirusin të kompanisë Johnson & Johnson, çka nxiti më shumë paqartësi mbi përdorimin e saj. Paneli shëndetësor bëri thirrje për më shumë të dhëna përpara se të vendoste mbi këtë çështje, duke shtyrë votimin për një javë ose më shumë.
Një eksperte e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) u tha këshilltarëve se besonte që paralajmërimet lidhur me përdorimin e saj mund të shmangnin rrezikun jashtëzakonisht të rrallë, por serioz, të mpiksjeve të gjakut.
Paneli po shqyrton disa raste me mpiksje të pazakonta të gjakut në tru, të evidentuara tek 6 gra nën moshën 50 vjeç, raste që u bënë shkak që FDA-ja dhe CDC-ja të rekomandonin të martën pezullimin e imunizimeve me vaksinën e J&J.
Dr. Lynn Batha, epidemiologe në Departamentin e Shëndetësisë së Minesotës dhe disa ekspertë të tjerë ishin pro zgjatjes së pauzës për të mbledhur më shumë informacione mbi sigurinë e vaksinës.
“Duke pasur një informacion më të fortë, mendoj se mund të jemi më të sigurt të flasim mbi sigurinë e saj“, u tha ajo anëtarëve të tjerë të panelit këshillues.
Më herët, zëvendësdrejtori për çështje të prodhimit të vaksinave në FDA, Doran Fink, tha se paralajmërimet nga agjencia federale do t’u jepnin mundësi mjekëve të peshonin rreziqet dhe përfitimet nga vaksina.
Anëtarë të tjerë të panelit, shprehën shqetësimin se zgjatja e pauzës mund të krijonte probleme lidhur me qasjen e barabartë tek vaksinat, kryesisht për komunitetet që jetojnë zona të thella, duke patur parasysh faktin që vaksina e J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike e të jepet vetëm me një dozë.
Disa anëtarë të panelit kërkuan të votonin për ta zgjatur pauzën deri në një muaj, por Dr. Beth Bell, një eksperte globale e shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, paralajmëroi rreth sinjaleve shqetësuese që mund të çonte një vendim i tillë në mbarë botën.
“Unë nuk dua të dërgoj mesazhin se ka diçka në thelb me këtë vaksinë, me të cilin nuk jam dakord“, tha ajo.
Gjithsej në SHBA janë injektuar 7.2 milionë doza të vaksinës J&J dhe janë raportuar vetëm 6 raste me mpiksje të pazakonta të gjakut, një rrezik që zyrtarët federalë të shëndetit dhe ekspertët e imunologjisë thanë se ishte jashtëzakonisht i ulët, veçanërisht nëse çështja shihet në raport me rreziqet që paraqet COVID -19. Një nga gjashtë gratë me mpiksje të pazakonta të gjakut ka humbur jetën, ndërsa tre të tjera vazhdojnë të jenë të shtruara në spital. / VoA
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla Studiuesit zviceranë kanë krijuar një version të inteligjencës artificiale të një miu që do të zëvendësonte... -
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35 -
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim”
















