Lajme
12 vende të BE-së besojnë që do të arrijnë objektivin e vaksinimit deri në korrik
Të paktën 12 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë thënë se kanë besim që do arrijnë të vaksinojnë 70% të popullsisë së tyre të rritur deri në mes të korrikut, tha të martën shefi i forcës së vaksinave të ekzekutivit të BE-së.
Komisioni Evropian ka vendosur një objektiv të vaksinimit të 70% të popullsisë së rritur të BE-së deri në fund të kësaj vere, duke bërë një rritje të madhe të dërgesave të vaksinave për të përshpejtuar vaksinimin.
“Ne jemi të bindur se do të jemi në gjendje të japim doza të mjaftueshme, por është e vërtetë gjithashtu që u takon shteteve anëtare të organizohen që të jenë të gatshëm për këtë”, tha komisioneri i Tregut të Brendshëm Evropian, Thierry Breton.
“Sot mund t’ju them se e kuptoj që kemi të paktën 12 shtete anëtare që thonë se janë plotësisht të kënaqura me këtë shifër prej 70%. Ky numër po rritet në baza ditore”. Ai nuk i identifikoi 12 vendet anëtare që kishin besim për arritjen e këtij targeti, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













