Të tjera
SHBA nuk rekomandon udhëtimin në lojëra olimpike
Si rezultat, më shumë vende janë klasifikuar tani si niveli 4, “mos shkoni atje”.
SHBA rekomandoi sot shtetasit e saj kundër udhëtimit në Japoni, vendi pritës i Lojërave Olimpike këtë verë, për shkak të rreziqeve në lidhje me pandeminë COVID-19.
“Për shkak të COVID-19, mos udhëtoni në Japoni”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), që e ka rritur këshillimin e tij të udhëtimit në nivelin maksimal të paralajmërimit, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Prej disa javësh, DASH ka përditësuar paralajmërimet e tij të udhëtimit për t’i harmonizuar me ato të Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), në mënyrë që të marrin më mirë parasysh rreziqet që lidhen me COVID-19.
Si rezultat, më shumë vende janë klasifikuar tani si niveli 4, “mos shkoni atje”.
Megjithatë, në lidhje me Japoninë, dy muaj larg Olimpiadës që supozohet të mbahet në Tokio nga 23 korrik deri më 8 gusht, ky paralajmërim është i një rëndësie të veçantë, sidomos pasi mbajtja e garës sportive botërore vazhdon të debatohet në arkipelag, një pjesë e të cilit është nën një gjendje të jashtëzakonshme përballë një vale të katërt të COVID-19.
DASH nuk specifikoi nëse ky vendim mund të ndikojë në përgatitjen e Lojërave dhe pjesëmarrjen e delegacioneve amerikane.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














