Lajme
Selim Pacolli zyrtarizohet si kandidat për kryetar të Prishtinës
Selim Pacolli i AKR’së do jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit që do të mbahen në Kosovë.
Kandidaturën e tij e ka zyrtarizuar kryetari i subjektit politik, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’. Siç deklaron Pacolli, nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës ka arritur ta dëshmojë vetën në menaxhimin e kësaj komune.
“Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina”, ka deklaruar kryetari i AKR’së.
Deri më tani, për Prishtinën janë zyrtarizuar tre kandidatë për kryetar; Përparim Rama nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR.
Postimi i plotë i Pacollit:
Kam kënaqësinë të shpall kandidaturën e Selim Pacollit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR).
Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina.
Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit.
Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t’i kthejmë krenarinë në qytet.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” Autoritetet sqarojnë se dokumentet janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë efekt juridik... -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror -
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur













