Shqipëria
Shqipëria drejt fitores ndaj Covid-19
Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm pesë raste, kurse vetëm nëntë persona janë në spitalin infektiv
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm mjaft të mirë.
Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se numri i rasteve aktive me Covid-19 vijon të ulet në të gjithë vendin, ndërkohë që në spitalin Infektiv po trajtohen vetëm 9 pacientë të infektuar me koronavirus, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kujtojmë se, procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i afatit përfundimtar për të arritur në 1 milion vaksina, deri më tani janë kryer rreth 850 mijë vaksinime.
Fushata e vaksinimit ka nisur që prej muajit janar me vaksinën Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V, që nuk e kanë marrë ende certifikimin e EMA-s.
Dje, Bashkimi Evropian hoqi kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë duke e shpallur vend të sigurt, sa i takon Covid-it.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 5 raste pozitive, kurse 132 janë aktivë. Shtatë qytetarë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











