Lajme
Ekspertët e BE-së kërkojnë vaksinim më të shpejtë
Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19, do të përbëjë 90% të të gjitha rasteve në vendet anëtare deri në fund të gushtit. Në këtë situatë, ajo bën thirrje për programe më të shpejta vaksinimi.
“Është shumë e mundur që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht midis më të rinjve që nuk janë në shënjestër për vaksinimin”, – u shpreh doktor Ammon, drejtor i Agjencisë Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve.
Portugalia tashmë po përshpejton programin e vaksinimit në kryeqytet pasi ka pasur rritje të rasteve me coronavirus, duke cilësuar shkaktar kryesor variantin Delta. Autoritetet kanë rihapur një qendër vaksinimi në stadiumin sportiv të Universitetit të Lisbonës, ku operohet nga ushtria. Vendi ka si burim të rëndësishëm të ekonomisë, turizmin dhe është i dëshpëruar për të pritur vizitorët.
“Këtu duhet të tërheqim vëmendjen për këtë përparësi. Kjo është një garë kundër kohës për portugezët, ne kemi nevojë për ndihmën e tyre”, – deklaroi presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.
Por kancelarja, Angela Merkel dëshiron që shtetet e tjera europiane të ndjekin Gjermaninë, duke kërkuar që njerëzit që hyjnë nga vendet me nivele të larta të variantit Delta, si Britania, të kalojnë në karantinë.
Kjo nuk është ajo që industria e udhëtimeve dëshiron të dëgjojë. Anëtarët e saj po bëjnë thirrje që kufizimet e COVID-19 për udhëtimet të lehtësohen. Shumë ekspertë në të gjithë Europën thonë se për ata që kanë marrë dy doza të një vaksine e cila jep mbrojtje ndaj variantit Delta, duhet të jepet dhe liria e udhëtimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












