Lajme
Austri: ‘Lockdown’ për të pavaksinuarit
Krerët e qeverive të shteteve federale të Austrisë u takuan sot në një video-konferencë me kancelarin Alexander Schallenberg
Austriakët e pavaksinuar kundër koronavirusit do të duhet të futen në një bllokim, deklaroi sot kancelari, Alexander Schallenberg dhe krerët e qeverive të landeve.
Krerët e qeverive të shteteve federale të Austrisë u takuan sot në një video-konferencë me kancelarin Alexander Schallenberg për të diskutuar një bllokim për njerëzit që nuk janë vaksinuar ende kundër Covid-19, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sipas një drafti, kufizimet e daljes do të hyjnë në fuqi me dekret që të hënën dhe do të zbatohen fillimisht deri më 24 nëntor.
Njerëzit e pavaksinuar do të lejohen të largohen nga shtëpia e tyre vetëm për të kryer detyra specifike jetike.
Tashmë ka kufizime të mëdha për këtë grup – për shembull, ata duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit për të shkuar në punë dhe nuk mund të marrin pjesë në shumë aspekte të jetës publike.
Bllokimi për të pavaksinuarit synon të shtyjë më shumë njerëz të vaksinohen, si dhe të reduktojë kontaktet sociale dhe të frenojë një valë të katërt të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













