Lajme
Valë e re infektimesh me COVID-19 në shumë shtete evropiane
Shtetet evropiane janë duke u përballur me një rritje të të infektuarve me COVID-19, çka po detyron autoritet të rikthejnë masat kufizuese. Frika shtohet edhe nga sezoni i festave.
Rreth 60% e njerëzve në Evropën Perëndimore janë plotësisht të imunizuar kundër COVID-19, ndërsa niveli i ulët i vaksinimit mbizotëron në Evropën Lindore.
Greqia ka hyrë në një valë të pestë të pandemisë. Mesatarisht numri i të infektuarve ka arritur në 6,710 raste në ditë, dhe spitalet po ndiejnë mbingarkesën. Mjekëve në klinikat private u është kërkuar ofrojnë shërbimet e tyre vullnetare në spitalet shtetërore.
Në Maqedoni të Veriu për të hyrë në ambiente publike duhet të kesh një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19. Mediat raportojnë se rreth 30 mijë doza të vaksinave AstraZeneca janë gati të skadojnë. Ekspertët paralajmërojnë se ky shtet në javët e ardhshme mund të shkojë drejt një kulmi të madh infektimesh.
Në Serbi, shkalla e qytetarëve të vaksinuar plotësisht është ngadalësuar ndjeshëm nga maji dhe mbetet në 43%. Vendi prej gati 7 milionë banorësh ka mesatarisht të paktën pesë mijë raste në ditë. Qeveria u përgjigj duke rikthyer disa kufizime në bare, kafene, restorante dhe ambiente të tjera të mbyllura pas orës 22:00.
Italia ka shtrënguar rregullat, duke e bërë të detyrueshme certifikatën e vaksinimit në një përpjekje për të ngadalësuar shkallën e infeksionit përpara sezonit të festave. Trenat mund të ndalen në rast se ndonjë nga pasagjerët ka simptoma të coronavirusit, ndërkohë që të gjithë shoferët e taksive duhet të kenë një leje të vlefshme kundër COVID-19.
Vala e katërt e COVID-19 po godet Gjermaninë me “fuqi të plotë”, tha Angela Merkel që e përshkroi situatën “dramatike”. Kancelarja apeloi për vaksinim. Për shkak të rritjes së të infektuarve autoritet kanë vendosur të mbyllin tregjet e Krishtlindjes.
Austria, Çekia, Sllovakia po ndjekin një tjetër politikë, ato kanë vendosur të izolojnë personat e pa vaksinuar duke mos i lejuar në bare restorante. Në Belgjikë janë rikthyer maskat në ambientet publike dhe në transport.
Ashtu si Bullgaria, Rumania e Ukraina janë ndër shtetet të cilat kanë një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave e thuajse janë të gjunjëzuara nga situata epidemiologjike./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













