Maqedonia
Inflacioni prej 7.1 për qind në Maqedoni
Në dy muajt e parë të vitit 2022 u arrit një normë mesatare vjetore e inflacionit prej 7.1 për qind, njoftojnë nga Banka Popullore.
“Përshpejtimi i inflacionit është kryesisht reflektim i rritjes së çmimeve botërore të produkteve primare ushqimore dhe energjetike, por edhe i çmimeve të importit në përgjithësi.
Kjo është veçanërisht e dukshme në ekonomitë e varura nga importi, gjegjësisht ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit importohet, siç është rasti me ekonominë tonë”, njoftoi sot Banka Popullore pas seancës së Komisionit Operativ të Politikës Monetare.
Nga atje thonë se ndryshimet e çmimeve janë ende të mundshme për shkak të pandemisë dhe zhvillimeve në Ukrainë, por theksohet se stabiliteti i kursit të këmbimit është i garantuar dhe nuk duhet të vihet në dyshim, shkruajnë mediat maqedonase.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit












