Shqipëria
Shqipëria ndalon gjuetinë edhe për 5 vjet të tjera
Qeveria shqiptare ka vendosur zgjatjen me 5 vjet të tjera të moratoriumit të gjuetisë, tha sot ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Kumbaro u shpreh se ky vendim u bë pasi janë parë efekte pozitive nga dy ligjet e mëparshme.
Kumbaro theksoi se është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egra dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës.
Ka pasur dy ligje më parë që ndalonin gjuetinë në Shqipëri, një për vitet 2014-2016 dhe një tjetër për vitet 2016-2021 që i mbaroi afati vitin e kaluar.
“Duke konstatuar efekte pozitive të masave të marra, në lidhej me faunën e egër, por sidomos me shpendët e egra, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egra dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës. Në vitin 2016, në censusin e zhvilluar, janë konstatuar rreth 60 mijë lloje shpendësh të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar, ndërsa në vitin 2021 jemi në rreth 140 mijë lloje të tilla. Këta shpendë kontribuojnë edhe në ruajtjen e mjedisit të Shqipërisë. Shpallja e këtij moratoriumi kufizon ndjeshëm edhe kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu. Në dy vitet e para janë sekuestruar mbi 800 armë gjahu, falë këtij moratoriumi”, ka thënë Kumbaro.
Kumbaro theksoi gjithashtu se në këtë vendim “prevalon interesi për mbrojtjen e faunës, ruajtje e mjedisit dhe zonave të mbrojtura, të cilat janë shtuar nga 17% e territorit në 20% të territorit, vendi më i pasur me shpendë të egra janë lagunat sidomos e Karavastasë që dallohet për shumëllojshmërinë e tyre”. /TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













