Ukraina
BE-ja i kërkon Serbisë të marrë qëndrim për luftën në Ukrainë
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, në Beograd ka nisur presioni diplomatik për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e tij pro Rusisë.
Diplomatë të ndryshëm nga kryeqytetet europiane shprehen se Serbia duhet të zgjedhë se cilin drejtim duhet të ndjekë dhe se shteti ballkanik nuk mund të merrte një mesazh më të qartë nga vendi më me ndikim në Bashkimin Europian, Gjermania.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok, tha se çështja e anëtarësimit të Serbisë në NATO është për politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet përkatëse.
“Nëse dëshironi të bëheni anëtar i BE-së, dhe kjo është ajo që dëshiron Serbia, është një çështje qendrore të mbështesni politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet përkatëse në këto momente”, tha Analena Berbok.
Qëndrimi i ministres së Jashtme gjermane është mesazhi i parë i dërguar Beogradit se si ai duhet të veprojë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.
Vota pro në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus, duke përjashtuar Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, duket se nuk e ndihmoi mjaftueshëm Serbinë për të ulur presionin që vjen nga Bashkimi Europian.
Sipas qendrës për politikë të jashtme, Suzana Grubjesik tha se nëse Serbia vendosë sanksione ndaj Rusisë do të thotë se janë me Gjermaninë, por nëse ata nuk vendosin do të thotë se janë kundër tyre.
“Politika e re e jashtme gjermane po shkon në drejtimin që Serbia t’i përgjigjet pyetjes shumë të ndërlikuar nëse jeni me ne apo kundër nesh. Nëse vendosni sanksione ndaj Rusisë, do të thotë se jeni me ne nëse nuk vendosni, atëherë jeni kundër nesh”, tha Suzana.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së fundmi ka deklaruar se Serbia që nga fillimi i luftës është ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të mëdha me sanksione, tërheqje të investitorëve dhe ndalim të integrimeve evropiane.
Disa analistë besojnë se Serbia nuk do të jetë në gjendje të mbrohet nga këto presione dhe se do të duhet të vendosë një lloj sanksioni ndaj Moskës.
Sipas ekspertes së politikës së jashtme, Nemanja Sitplija, Gjermania dhe Franca po presin që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme.
“Besoj se BE-ja dhe në radhë të parë shtetet e mëdha anëtare, si Gjermania dhe Franca, presin që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme, nuk ka pse ta bëjë, të jemi realist, ky është vullneti i Serbisë, por besoj se këto presione do bëhen më serioze”, tha Sitplija.
Edhe pse për momentin duket se Serbisë nuk i intereson sundimi i ligjit, dhe as marrëdhënia me Prishtinën, por rëndësi ka vetëm raporti me Moskën, analistët mendojnë se presioni i fortë mbi Beogradin ende nuk ka nisur./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë Kënga shqipe jehoi në Athinë, Denik Prizreni përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026... -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions”
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër













