Kosova
Si do të angazhohet mërgata në diplomacinë qytetare?
Projekti synon që t’i angazhojë disa profesionistë të rinj nga diaspora, për një periudhë kohore gjashtëmujore
Mërgata jonë si një aset i rëndësishëm, në vazhdimësi ka dhënë e vazhdon të jep kontribut për zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, përfshirë edhe në fushën e diplomacisë.
Nga ky vit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për herët të parë fillon zbatimin programit për Diplomaci Qytetare, me qëllim që dijet dhe përvojat e të rinjve që jetojnë në mërgim të përdoren edhe në diplomaci.
Anell Bajra, zyrtar përgjegjës për zbatimin e këtij programi, tregon për Radio Kosovën synimet që pritet të arrihen me këtë nisme.
“Projekti synon që t’i angazhojë disa profesionistë të rinj nga diaspora, për një periudhë kohore gjashtëmujore”, thotë Bajra, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, qëllimi kryesor është që t’i ndërlidhë ata profesionistë që të vijnë në Kosovë, t’i sjellin përvojat dhe njohuritë e tyre, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës, që të kontribuojnë në diplomacinë publike, diplomacinë e diasporës dhe atë ekonomike.
Numri i përfituesve të bursës këtë vit, siç tregon Bajra, do të jetë 10, ndërsa ky numër planifikohet të jetë më i madh viteve në vijim.
“Thirrja për aplikim që është hapur më 26 korrik do të zgjasë deri më 24 gusht”, thotë tutje Bajra, teksa tregon disa nga kriteret kyçe për aplikim.
“Të drejtë aplikimi kanë pjesëtarët e diasporës që jetojnë jashtë vendit apo që kanë origjinë nga Republika e Kosovës”, shpjegon Bajra.
“Duhet të jenë të sapodiplomuar në tre vitet e fundit, në nivel bachelor, master apo doktoratë”, thotë ai.
Tutje, Bajra tregon se të drejtë aplikimi kanë edhe studentët që janë në vitin e fundit të studimeve bachelor ose në vitin e parë të atyre master.
“Duhet të njohin gjuhën angleze në nivel të lartë, për arsye se ata do të krijojnë përmbajtje për imazhin e Kosovës, për jashtë vendit, prandaj njohja e saj është kriter bazë. Kandidatët që do të njohin çfarëdo gjuhe të dytë tjetër do të kenë përparësi”, thotë Bajra.
Zbatimi i programit për Diplomaci Qytetare planifikohet të fillojë më 3 tetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri në mars të vitit 2023.
Të rinjtë që përfitojnë bursën e këtij programi do të angazhohen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori










