Kosova
Sot takohen Kurti e Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut në mes të dyja vendeve.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian thuhet se takimi nis në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog si dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve.
Të pranishëm gjatë takimit të krerëve të dy shteteve do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në takim do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Gjithashtu, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë takime të veçanta me secilin lider.
Kurse, në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një deklaratë për media.
Kryeministri Kurti mbrëmë është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kurti e ka quajtur këtë takim përgatitor para takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave














